Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

Një shqiptar i Kosovës, Ardit Kutleshi, ka pranuar fajësinë në Shtetet e Bashkuara për akuzat që lidhen me krijimin dhe drejtimin e “Rydox”, një faqe dhe treg online të paligjshëm, ku kriminelët kibernetikë blinin dhe shisnin të dhëna personale të vjedhura, si dhe mjete për kryerjen e mashtrimeve dhe krimeve në internet, shkruan A2 CNN. Sipas dokumenteve të gjykatës, “Rydox” ishte aktiv të paktën që prej vitit 2016 dhe përmes platformës u kryen më shumë se 7600 transaksione me informacione personale identifikuese, të dhëna, mjete identifikimi dhe shërbime të lidhura me krimin kibernetik. Të ardhurat nga këto aktivitete arritën në të paktën 232 mijë dollarë. Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se një pjesë e të dhënave të shitura në platformë ishin vjedhur nga persona në...