“Rrezikojnë hetimet”, Prokurorët reagojnë të shqetësuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

“Rrezikojnë hetimet”, Prokurorët reagojnë të shqetësuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

Shoqata e Prokurorëve ka shprehur shqetësimin për ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke argumentuar se ndërhyrjet e reja mund të dobësojnë efektivitetin e hetimeve dhe ndjekjes penale. Në reagimin e saj, Shoqata thekson se çdo ndryshim në Kod duhet të ruajë ekuilibrin mes garantimit të të drejtave të njeriut dhe nevojës për hetime efektive në mbrojtje të viktimave dhe interesit publik. Sipas prokurorëve, ndryshimet e propozuara rrezikojnë të fragmentojnë kompetencat hetimore, të kufizojnë mjetet për kërkimin e provave dhe të ndikojnë veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. REAGIMI Drejtësia penale kërkon garanci të forta për të drejtat e njeriut dhe hetime efektive në mbrojtje të viktimave të veprës penale dhe interesit publik. Ruajtja e këtij ekuilibri duhet të jetë...