Rrethuan Kryeministrinë, Gjykata e Tiranës liron 14 protestuesit: Arrestimi ishte i jashtëligjshëm
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë në momentin kur kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyrën e tij, janë lënë të lirë nga Gjykata e Tiranës. Ndaj 14 protestuesve rëndonin dyshimet për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Gjatë seancës gjyqësore, protestuesit kërkuan që arrestimi i tyre të shpallej i paligjshëm dhe të liroheshin pa asnjë masë sigurie. Ata mohuan të kenë kryer ndonjë vepër penale. Jashtë ambienteve të gjykatës, qytetarë të mbledhur në mbështetje të protestuesve kërkuan lirimin e tyre dhe shprehën akuza ndaj drejtuesve të lartë të qeverisë. “Arrestoni Ramën,...
Burimi:
kohajone.com