Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

Faji, sipas një prej analizave mbi dështimin e Izraelit më 7 tetor 2023, lidhet me atë që në hebraisht quhet “konceptzia”. Termi do të thotë “koncept” ose “perceptim”, por në kontekstin izraelit përdoret për të përshkruar një grup bindjesh të gabuara që, kur kthehen në pikëpamje dominuese, pengojnë leximin e saktë të informacioneve që ndodhen përpara institucioneve. Një situatë e ngjashme ishte shfaqur edhe para Luftës së Yom Kippurit në vitin 1973. Në atë kohë, një prej bindjeve kryesore të inteligjencës izraelite ishte se Egjipti nuk do të sulmonte pa siguruar më parë një epërsi të mjaftueshme ajrore. Egjipti sulmoi gjithsesi dhe Izraeli u kap në befasi. Pesë dekada më vonë, sipas ish-drejtuesve dhe analistëve të inteligjencës izraelite, një tjetër bindje e gabuar luajti rol...