Rreth 16 milionë kilogramë mish derri nga Brazili në treg, BE e ndaloi por Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë!

Rreth 16 milionë kilogramë mish derri nga Brazili në treg, BE e ndaloi por Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë!

Mishi i derrit bën pjesë te produktet e preferuara për shqiptarët. Vetëm për tre vitet e fundit, qytetarët kanë konsumuar afërsisht 16 milionë kg mish derri nga Brazili. Ndryshe nga BE-ja, mishi i derrit nga Brazili do të vazhdojë të jetë pjesë e tryezës së konsumatorit shqiptar. Ndërkohë, europianët, që nga data 3 shtator, kanë ndaluar çdo ngarkesë me mish brazilian, pasi dyshohet se te kafshët dhe shpendët aplikohen medikamente veterinare që rrisin në mënyrë të shpejtë masën muskulare. Kurse Ministria e Bujqësisë këtë vendim e ka marrë vetëm për mishin e gjedhit dhe të shpendëve, dhe jo për mishin e derrit. Top Channel ka arritur të sigurojë sasinë e mishit të derrit nga Brazili për tre vitet e fundit. Saktësisht, në vitin 2024, shqiptarët...