Rreth 140 mln euro nga rivlerësimi/ Në 6 muaj përfunduan 18.777 aplikime, Tirana kryeson me 7.475 prona

Rreth 140 mln euro nga rivlerësimi/ Në 6 muaj përfunduan 18.777 aplikime, Tirana kryeson me 7.475 prona

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme po sjell një interes të lartë nga qytetarët me mijëra prona që tashmë kanë një vlerë të përditësuar në dokumentet e tyre. Në vetëm 6 muaj janë përfunduar 18 mijë e 777 aplikime, ndërsa Tirana kryeson me mbi 7 mijë e 400 raste. Por përtej shifrave të aplikimeve, rivlerësimi ka sjellë edhe një efekt të drejtpërdrejtë financiar duke u kursyer tatimpaguesve rreth 140 milionë euro në kosto fiskale. “Kjo fushatë rivlerësimi ka konfirmuar nevojën e lartë të tregut, nëse vijojmë me këtë ritëm jemi 25-30% më tepër se fushatat e kaluara, nr. i aplikimeve është rritur dhe volumet kanë qenë të larta në arkën e shtetit e shtrirë deri në dhjetor 120 mln euro, 3-fish më shumë. Kjo konfirmon nevojën...