Rrëqebulli “sfidon” bufin statujë, momenti kur kafsha mbetet e hutuar

Rrëqebulli “sfidon” bufin statujë, momenti kur kafsha mbetet e hutuar

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve, pasi në të shfaqet një rrëqebull teksa afrohet me kujdes pranë një bufi statujë. Pamjet, të publikuara nga inxhinieri i pyjeve Fatmir Brazhda, tregojnë momentin kur rrëqebulli, i shtyrë nga kurioziteti, ndalet përballë statujës dhe e vëzhgon me kujdes. Kafsha i afrohet nga pjesa e përparme dhe qëndron për disa çaste duke e vrojtuar, përpara se të lëvizë rreth saj për ta parë edhe nga pas. Sjellja e tij duket sikur tregon përpjekjen për të kuptuar nëse objekti përballë është real apo jo. Momenti sjell një tjetër dëshmi të natyrës kureshtare të rrëqebullit, një grabitqar i njohur për shqisat e zhvilluara dhe aftësinë për të vëzhguar me kujdes mjedisin përreth. Nuk...