Rregullorja e GJKKO-së për mediat, AGSH depoziton padinë dhe kërkon shfuqizimin në Kushtetuese

Rregullorja e GJKKO-së për mediat, AGSH depoziton padinë dhe kërkon shfuqizimin në Kushtetuese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër rregullores së re të GJKKO-së, duke kërkuar fillimisht pezullimin e saj dhe më pas shfuqizimin e pjesës që lidhet me mediat dhe gazetarët. Padia vjen pas kundërshtimeve të vazhdueshme nga gazetarët dhe organizatat e medias ndaj rregullave të reja të Gjykatës së Posaçme. AGSH ka argumentuar se disa prej dispozitave të rregullores kufizojnë punën e gazetarëve gjatë ndjekjes së seancave gjyqësore dhe cenojnë aksesin në informacion. Asociacioni kërkon që rregullorja të pezullohet deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Në një dalje për mediat, kreu i AGSH-së, Isa Myzyri, deklaroi se kjo rregullore cënon punën e gazetarëve. “Ajo rregullore cënon punën e gazetarëve. Janë një sërë argumentesh që ekipi ligjor...