Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave, Doganat: Do llogaritet kilometrazhi, ç’ndodh me mjetet mbi 10 vjet

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave, Doganat: Do llogaritet kilometrazhi, ç’ndodh me mjetet mbi 10 vjet

foto ilustruese TIRANË- Rregulla të reja janë përcaktuar për procedurën e vlerësimit të automjeteve gjatë zhdoganimit. Administrata Doganore Shqiptare njofton një manul të ri, duke përcaktuar rregullat me qëllim përcaktimin sa më real dhe të drejtë të vlerës së automjeteve. Sipas manualit të ri, çmimet reale të publikuara online në burime dhe buletine të specializuara do të përdoren vetëm në rastet kur nuk mund të zbatohet metoda e vlerës së transaksionit si dhe metodat e tjera të vlerësimit. Ndërkohë, një risi në këtë manual është përfshirja e kilometrave të përshkuara nga automjeti si element në përcaktimin e vlerës. Kjo nënkupton, se më rregullat e reja, krahas të dhënave të tjera teknike do të përfshihet edhe kilometrazhi. Doganat sqarojnë se manuali i ri nuk sjell asnjë ndryshim në...