Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Muzetë, monumentet e kulturës dhe objektet e tjera të trashëgimisë kulturore në Shqipëri do të kenë rregulla të reja për administrimin, mirëmbajtjen dhe restaurimin e tyre. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit synon forcimin e mekanizmave për mbrojtjen, ruajtjen dhe administrimin e pasurive kulturore, përmes përafrimit të kuadrit ligjor me standardet ndërkombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Një nga risitë kryesore është përfshirja e instrumentit të Vlerësimit të Ndikimit në Trashëgimi (VNT), që do të shërbejë për të analizuar ndikimin e planeve, programeve, projekteve dhe ndërhyrjeve mbi pasuritë kulturore dhe vlerat e mbrojtura. Sipas projektligjit, ndryshimet synojnë të përmirësojnë procedurat për identifikimin,...
Burimi:
kultplus.com