Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time
Një tjetër denoncim për dhunë në familje ka tronditur zonën e Lavrios në Greqi, në një kohë kur vendi po përballet me një tjetër ngjarje të rëndë, ku një 32-vjeçare dhe partneri i saj 33-vjeçar mbetën të plagosur rëndë pas një sulmi të dyshuar nga ish-partneri i gruas. Në këtë klimë, një 23-vjeçare greke, nënë e një fëmije dhe shtatzënë me fëmijën e dytë, ka rrëfyer për mediat greke se prej vitesh jeton mes frikës, kërcënimeve dhe shqetësimeve të vazhdueshme, duke akuzuar ish-partnerin e saj, një 31-vjeçar shqiptar, për dhunë dhe kërcënime. Sipas saj, 31-vjeçari, i cili, sipas informacioneve të publikuara, ndodhet në Greqi me status azili, është aktualisht në kërkim nga policia greke në kuadër të procedurës së flagrancës, pas një incidenti të ndodhur...
Burimi:
javanews.al