Rrëfehet Wirtz: Dëmtimi i pësuar është i lehtë, dua të luaj futbollim tim dhe të ndihmoj Liverpool
Florian Wirtz e ka minimizuar dëmtimin që e detyroi të largohej nga fusha gjatë fitores së Liverpool ndaj Brighton fundjavën e kaluar në Premier League. Ai u është përgjigjur edhe kritikave lidhur me paraqitjet e tij këtë sezon. Mesfushori u zëvendësua në minutën e 65-të të ndeshjes (Liverpool fitoi 2-0), për shkak të një problemi në kyçin e këmbës pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj tij. Më herët, ai kishte shënuar golin e avantazhit, kur goditja e tij u devijua në rrjetë pasi preku Pascal Gross. “Besoj se do të jem në rregull, nuk është diçka serioze. Duhet ta kontrollojmë, por mendoj se nuk do të zgjasë shumë“, tha Wirtz në prag të ndeshjes që “reds” do të luajnë ndaj Chelse anë FA Cup. Trajneri...
Burimi:
telesport.al