Rrëfehet Sylvinho: Shqipëria më ndryshoi jetën, ju tregoj arsyen e largimit

Rrëfehet Sylvinho: Shqipëria më ndryshoi jetën, ju tregoj arsyen e largimit

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur për eksperiencën e tij trevjeçare e gjysmë në krye të kuqezinjve, duke e cilësuar kualifikimin në Euro 2024 si një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij. Në një intervistë për “Flashscore”, tekniku brazilian ka treguar si arriti të fitojë besimin e futbollistëve shqiptarë, marrëdhënien me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe arsyet e përfundimit të bashkëpunimit në maj të vitit 2026. Sylvinho kujtoi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Kampionatit Europian të vitit 2024, ku kuqezinjtë e mbyllën grupin kualifikues në vendin e parë, përpara Polonisë dhe Çekisë. “Po, keni të drejtë. Kam punuar në një Kupë Bote me Brazilin, por si ndihmës trajner. Ishte një eksperiencë shumë e mirë, por në Shqipëri i gjithë projekti dhe përgjegjësia...