Rrahin rojën e karburantit dhe i morën lekët e xhiros, kapen dy të rinjtë në Klos
Dy të rinj janë arrestuar pasi dyshohet se janë autorët e grabitës së pikës së karburantit në Klos, ku u rrah punonjësi, të cilit iu mor edhe xhiroja ditore. Pas njoftimit për ngjarjen, policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Pas disa veprimeve hetimore, u bë e mundur identifikimi i dy të dyshuarve. Në pranga kanë rënë J. L., 22 vjeç, banues në fshatin Dars të Klosit, dhe M. D., 21 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimet u kryen gjatë operacionit “Koordinimi”, nga Komisariati i Policisë Mat, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 në Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Dibrës. Dy të rinjtë dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin për...
Burimi:
syri.net