Roskovec/ Daja i Zegjine Çaushit plagosi me çekiç ish-vjehrrin e tij

Roskovec/ Daja i Zegjine Çaushit plagosi me çekiç ish-vjehrrin e tij

Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e së dielës, 13 shtator në fshatin Suk të Roskovecit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave. Sipas burimeve, daja i deputetes Zegjine Çaushi ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku pas një konflikti me babain e saj, dyshohet se e ka goditur këtë të fundit me çekiç. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë, autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga Policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.