Ronaldo vlerëson Interin: Mund të fitonte në “Bernabeu”, mbetet favorit për titullin
12 Shtator 2026 11:19 Alfred Lleshi Ronaldo “Fenomeni” vazhdon ta ndjekë me vëmendje ish-klubin e tij, Interin. Në një intervistë për “Sky Sport”, gjatë “US Open”, ish-sulmuesi brazilian komentoi humbjen 2-1 të zikaltrve ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu” dhe ambiciet e skuadrës së Cristian Chivu. “E pashë ndeshjen kundër Realit, ishte një ndeshje e bukur, e fortë”, – tha Ronaldo, duke theksuar se rezultati nuk përbën një vlerësim negativ për Lautaron dhe shokët e tij. Sipas brazilianit, ndeshja tregoi ekuilibrin mes dy skuadrave: “Rezultati nuk është i keq, edhe Interi mund të fitonte, ashtu siç fitoi Reali”. Ronaldo foli edhe për kampionatin dhe mundësitë e Interit për të qëndruar në majë të Serie A. I pyetur nëse zikaltrit janë sërish favoritët për të fituar...
Burimi:
telesport.al