Romani i ri i Juli Zeh, “Pony Show”, vë në pikëpyetje të vërtetën dhe drejtësinë
Shkrimtarja gjermane Juli Zeh rikthehet me romanin e ri “Pony Show”, një vepër që ndërthur misterin e një vrasjeje të dyshuar me botën e botimeve, ndikimin e mediave dhe dilemat e sistemit gjyqësor. Megjithatë, pavarësisht temave aktuale që trajton, romani nuk arrin gjithmonë të sjellë këndvështrime të reja mbi debatet që përshkojnë shoqërinë bashkëkohore. Në qendër të ngjarjes është Betty, drejtuese e një shtëpie botuese të suksesshme në Hamburg, e cila përballet me akuzën për vrasjen e Feros, një asistenti të ri redaktorial. Por rasti është i pazakontë: nuk ka trup të viktimës dhe as prova të mjaftueshme që e vërtetojnë bindshëm vdekjen e tij. Kështu, gjyqi shndërrohet në një përballje mes dyshimeve, dëshmive dhe interpretimeve të së vërtetës. Fero hyn në jetën e Betty-t...
Burimi:
kultplus.com