Roma mposht Torinon në transfertë dhe hedh vulën e pretendentit në ‘Serie A’
Roma ka marrë një fitore me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Torinos, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A. Skuadra kryeqytetase kaloi në avantazh në minutën e 40-të. Donyell Malen gjeti rrugën e rrjetës dhe realizoi golin e vetëm të 45 minutave të para. Në pjesën e dytë, Torino kërkoi të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, duke ndërhyrë edhe me zëvendësime, por Roma arriti ta ruante epërsinë. Goli që vulosi rezultatin erdhi në kohën shtesë. Në minutën 90+3, Niccolò Pisilli shënoi për 0-2, duke i dhënë fund shpresave të vendasve për të marrë pikë nga kjo përballje. Me këtë fitore Roma konfirmohet pretendent në këtë fillim sezoni për fitoren e kampionatit, teksa ndodhet në vendin e parë me 12 pikë të plota...
Burimi:
ntv.al