Roma dhe Como mjaftohen me nga një gol në pjesën e parë. Malen, i papërmbajtshëm (video)
14 Shtator 2026 19:31 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të parafundit për javën e 4-të në Serie A. Roma është duke fituar 0-1 në transfertën ndaj Torino. Sfida u zhbllokua në minutën e 40-të, ku pas një gabimi që nisi nga një pasim i gabuar i portierit vendas, Lucas Perri, ishte Donyell Malen që dërgoi topin në rrjetë. Ky është goli i gjashtë për holandezin në 4 ndeshje në këtë sezon të ri në Serie A. SHIKOGOLIN Në “Giuseppe Sinigaglia”, Como është duke fituar 1-0 ndaj Parmës. Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të, ku pas një krosimi të Nico Paz, ishte Jacob Ramon që dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Burimi:
telesport.al