Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup
Ferit Hoxha, ministër i Punëve të Jashtme, çon përpara idenë e disa muajve më parë për ndryshimin e dy ambasadorëve tanë nga dy vende fqinjë në rajon, si Shkupi dhe Prishtina. Një prej anëtarëve në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme i tha Top gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se më 9 tetor parashikohen në këtë komision dy dëgjesa, të cilat konsiderohen si rokadë ambasadorësh. Denion Meidani, aktualisht ambasador në Shkup, do të dëgjohet në këtë komision si i propozuar për të drejtuar diplomacinë shqiptare në Prishtinë. Ndërsa kolegu i tij, Petrit Malaj, i cili prej tre vitesh mban postin e ambasadorit në Kosovë, do të paraqesë në këtë komision platformën se si do të çojë përpara drejtimin e ambasadës sonë në Shkup. Për...
Burimi:
javanews.al