Rogerti përballet me Selinën në gjykatë: Më sill 10 mijë euro-shin tim
Rogert Sterkaj ka rikthyer në vëmendje pretendimin për një marrëveshje me Selin Bollatin, lidhur me shumën prej 10 mijë eurosh nga çmimi i “Big Brother VIP Albania 5”. Ish-banori i reality show-t është shfaqur në një video të publikuar në Instagram së bashku me avokaten Aurora Marku, ku ka shpjeguar se është konsultuar me të për mundësitë ligjore për kërkesën e tij. Sterkaj pretendon se kishte një marrëveshje me Selin Bollatin për shumën prej 10 mijë eurosh dhe se ka vendosur të kërkojë këshillim ligjor pasi mësoi se ajo kishte marrë çmimin e fituar në “Big Brother VIP Albania 5”. “Po shohim anët ligjore”, shprehet Sterkaj në videon e publikuar në rrjetet sociale. Nga ana e saj, avokatja Aurora Marku ka sqaruar se çështja lidhet...
Burimi:
ntv.al