Roberto Carlos, “i dashuruar” pas Dimarcos: Më kujton shumë mënyrën time të lojës

Roberto Carlos, “i dashuruar” pas Dimarcos: Më kujton shumë mënyrën time të lojës

7 Shtator 2026 14:13 Alfred Lleshi Roberto Carlos, një nga ish-lojtarët e Real Madridit dhe Interit, ka vlerësuar maksimalisht Federico Dimarcon, duke e krahasuar me mënyrën e tij të lojës. Ish-mbrojtësi i majtë brazilian, një prej më të mirëve në historinë e këtij pozicioni, foli për Dimarcon në “Sky Sport” dhe u shpreh: “Është një mbrojtës i majtë fantastik. Nuk mund të bëj gjë tjetër veçse ta përgëzoj për sezonin e jashtëzakonshëm që ka kaluar. Ai përfaqëson atë që është një mbrojtës modern. Më vjen shumë mirë të flas për të, sepse vërtet më kujton shumë mënyrën time të lojës, shpejtësinë time. Është një lojtar super inteligjent. I uroj më të mirat dhe shpresoj që të rikuperohet”. Roberto Carlos theksoi veçanërisht inteligjencën, shpejtësinë dhe karakteristikat moderne...