Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Artisti Robert Aliaj Dragot ka reaguar ashpër për dhunën policore ndaj të rinjve që po protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në rrjetet sociale, ai akuzon Policinë se e ka kthyer uniformën dhe shtetin në një “armë terrori”. Ai bën përgjegjës për situatën në të cilën ndodhemi kryeministrin Rama, të cilin e akuzon se mban në këmbë një mekanizëm dhune dhe se e ka kthyer policinë në një instrument në shërbim të pushtetit. Në reagimin e tij, Dragoti kritikon gjithashtu heshtjen e familjarëve të punonjësve të policisë që ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve, duke i konsideruar ata bashkëpërgjegjës për veprimet e të afërmve të tyre. “Ju që e keni kthyer uniformën dhe shtetin në armë terrori. A keni familje? A keni fëmijë? A...