Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit
Lulishtja “Valmi”, një nga hapësirat e njohura në zemër të Elbasanit, do të marrë një pamje të re përmes projektit të rivitalizimit, një ndërhyrje që synon jo vetëm përmirësimin urban të zonës, por edhe rikthimin e saj në funksion të qytetarëve. E vendosur në një zonë me rëndësi historike për qytetin, lulishtja mban emrin Valmi, një emërtim që lidhet me kujtesën e hershme historike të Elbasanit. Në burimet historike përmendet edhe emërtimi “Qyteti i Valmëve”, përpara rindërtimit të qytetit dhe kalasë në vitin 1466, kur qyteti mori emrin Elbasan. Kjo e bën emërtimin e kësaj hapësire një element të veçantë të trashëgimisë dhe identitetit vendor. Projekti parashikon largimin e strukturave të vjetra prej betoni dhe krijimin e ishujve të gjelbëruar, duke e shndërruar lulishten në...
Burimi:
kohajone.com