Rita Ora publikon këngën e re “The Current”, pjesë e filmit “ViQueens”

Rita Ora publikon këngën e re “The Current”, pjesë e filmit “ViQueens”

10 November, 2026 - 19:00 Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të re, “The Current”, e cila është pjesë e filmit të ardhshëm “ViQueens”. Kënga tashmë është e disponueshme në platformat digjitale të transmetimit muzikor. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur krenaria për projektin e ri të artistes, duke e cilësuar këngën si një krijim që meriton të dëgjohet vazhdimisht.Filmi, me regji të Harald Zwart, zgjat 90 minuta dhe sjell një histori aventureske për dy vajza vikinge, të cilat nisen nga Norvegjia drejt Kinës për të kthyer një udhëtar të fshehur në anijen e tyre. Gjatë udhëtimit, dy vajzat zbulojnë sekrete të reja dhe mësojnë aftësi të pazakonta, përfshirë përdorimin...