Rita Ora paditet nga ish-menaxherja, kërkohen mbi 3.2 milionë paund

Rita Ora paditet nga ish-menaxherja, kërkohen mbi 3.2 milionë paund

Rita Ora është përfshirë në një mosmarrëveshje ligjore me ish-menaxheren e saj, Sarah Stennett, pas një padie të paraqitur në Gjykatën e Lartë në Londër. Kompania e Stennett, FAE Ventures, pretendon se këngëtarja i detyrohet më shumë se 3.2 milionë paund në kuadër të pagesave dhe komisioneve që, sipas saj, nuk janë llogaritur ose paguar në përputhje me marrëveshjen mes palëve. Sipas dokumenteve gjyqësore, një pjesë e konsiderueshme e shumës së pretenduar lidhet me më shumë se 1.7 milionë paund zbritje që FAE Ventures i konsideron të palejuara. Këto përfshijnë shpenzime për shërbime profesionale, reklama, kontabilitet dhe sigurime. Në qendër të çështjes janë edhe të ardhurat nga “Phoenix World Tour”, turneu i zhvilluar gjatë viteve 2019 dhe 2020. Kompania pretendon se më shumë se 1.1...