Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej
Ekspertja për zhvillimet ndërkombëtare, Anuela Ristani, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, i ka cilësuar rezultatet e zgjedhjeve në SHBA si një votë ndëshkimi ndaj presidentit Donald Trump. Gjatë analizës së saj, Ristani theksoi se rezultati për demokratët ishte më i fortë nga sa parashikonin skenarët e analizuar përpara zgjedhjeve, veçanërisht sa i përket Senatit. Sipas saj, pakënaqësia ndaj Trumpit ishte faktori kryesor që bashkoi votuesit, ndërsa fitorja e demokratëve nuk duhet interpretuar domosdoshmërisht si rezultat i një riorganizimi të brendshëm të kësaj partie. “Është një votë që ka ndëshkuar Donald Trumpin. Jam dakord që nuk pritej që Senati të fitohej me kaq shumë vota. Të katër skenarët i analizuam këtu dhe të gjithë thoshin se Dhomën e Përfaqësuesve e...
Burimi:
javanews.al