“Rikthimi i Servantesit në Ulqin” i Sali Bashotës promovohet në Ulqin

“Rikthimi i Servantesit në Ulqin” i Sali Bashotës promovohet në Ulqin

30 September, 2026 - 12:25 Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në bashkëpunim me Librarinë “Ulqini”, do të organizojë promovimin e veprës “Rikthimi i Servantesit në Ulqin” të autorit Sali Bashota. Promovimi do të mbahet të shtunën, më 3 tetor, në orën 19:00, në Librarinë “Ulqini” në Ulqin. Në emër të organizatorit do të përshëndesë kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ndërsa për veprën do të flasë kritiku Qazim Muja. Takimin do ta moderojë studiuesja e letërsisë Vediha Gjoni. Në kuadër të aktivitetit do të lexohen fragmente nga vepra, ndërsa do të zhvillohet edhe një bashkëbisedim me autorin Sali Bashota. Vepra “Rikthimi i Servantesit në Ulqin” është realizuar në kuadër të Rezidencës Letrare në Ulqin, projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe...