Rikthimi i murtajës/ Investigimi shokues: Rusia po eksperimentonte një variant të ‘Vdekjes së Zezë’

Rikthimi i murtajës/ Investigimi shokues: Rusia po eksperimentonte një variant të ‘Vdekjes së Zezë’

Nga Will Stewart, DAILY MAIL Sipas të gjitha të dhënave, Daria Shipilova, 28 vjeçe, ishte një shkencëtare e re me karrierë të shkëlqyer, e respektuar nga drejtuesit dhe kolegët e saj. Ajo ishte diplomuar në universitetin e mjekësisë në Irkutsk, Rusi, dy vjet më parë me një diplomë të kuqe, ekuivalente me një diplomë me rezultate maksimale. Daria ishte rekrutuar për të punuar në Institutin e Irkutskut kundër Murtajës, në Siberi, dhe kishte filluar të botonte punime kërkimore që përfshinin studimin e bakterit që shkaktoi Murtajën e Zezë famëkeqe (Vdekja e Zezë), e cila përgjysmoi në mënyrë drastike popullsinë e botës mesjetare. Në jetën private, ajo ishte e dashuruar dhe dukej se kishte gjithë jetën përpara. Megjithatë, të premten, më 25 shtator, ajo vizitoi për...