Rikthimi i Agron Llakajt në Portokalli, dhe largimi i Salsano Rrapit
Aktori dhe moderatori Agron Llakaj ka folur për rikthimin e tij në spektaklin humoristik “Portokalli”, duke zbuluar se kjo ishte edhe një dëshirë e bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandinës. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Llakaj tha se e ka nisur këtë rikthim së bashku me trupën që gjeti në program, ndërsa theksoi se për të “Portokallia” është një institucion ku kanë lënë gjurmë shumë artistë. “Kostandina e donte rikthimin tim në Portokalli. E kam filluar këtë betejë me trupën që kam gjetur. Të vetmin aktor që kam marrë nga ata të mitë, ishte Albano Bogdo.” Llakaj u ndal edhe te largimi i Salsano Rrapit nga “Portokalli”, duke mohuar se ka pasur rol në largimin e tij. Ai tha se nuk ka pasur...
Burimi:
ntv.al