RIKTHIM PAS 19 VITESH/ KA DASHURI QE NUK HARROHEN, DESCHAMPS NE RADARET E JUVENTUSIT

RIKTHIM PAS 19 VITESH/ KA DASHURI QE NUK HARROHEN, DESCHAMPS NE RADARET E JUVENTUSIT

Juventus-i po shqyrton mundësinë e emërimit të Didier Deschamps në stolin e skuadrës, në rast se vendos të ndërpresë bashkëpunimin me Luciano Spalletti-n. Trajneri francez, i cili u largua nga drejtimi i Kombëtares së Francës pas Botërorit 2026, është mes emrave që pëlqehen nga drejtuesit bardhezi. Sipas raportimeve të mediave italiane, Deschamps është përfshirë në listën e kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin e Juventus-it. Situata e klubit torinez është komplikuar pas rezultateve zhgënjyese në Serie A dhe humbjes 2-0 ndaj Genoa-s, që ka shtuar presionin mbi Spalletti-n. Juventus-i renditet në vendin e tetë pas nëntë javësh kampionat, larg pritshmërive të fillimit të sezonit. Një tjetër rezultat negativ, këtë herë ndaj Napoli-t, mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e trajnerit italian. Përveç Deschamps,...