Rikthehet Panairi i Produkteve Artizanale në Green Coast. “DUART”, një mbrëmje kushtuar artit dhe mjeshtërisë
Panairi i Produkteve Artizanale është rikthyer për të katërtin vit radhazi në Green Coast, këtë herë nën konceptin “DUART”, që vendos në qendër punën e dorës, materialet dhe procesin krijues pas çdo punimi artizanal. Artizanë nga fusha të ndryshme sollën në shëtitoren buzë detit punime në qeramikë, dru dhe qelq, bizhuteri, skulptura, qilima dhe makrame, çanta të punuara me dorë, si edhe qirinj, sapunë, parfume dhe shumë krijime të tjera. Artizanë: “Them që këto panaire janë motori që na bëjnë neve të vazhdojmë dhe të jemi gjithmonë në lëvizje për të qenë gjithmonë në krijimtari të vazhdueshme, sepse sa më shumë panaire të tilla të zhvillohen, dhe ne jemi më pranë njerëzve, dhe punimet tona janë më të prekshme dhe ne na bëjnë gjithnjë më...
Burimi:
kohajone.com