Rikthehet kufizimi i qarkullimit Parrucë- Ura Dervishbeg, Bashkia Shkodër jep njoftimin për qytetarët…

Rikthehet kufizimi i qarkullimit Parrucë- Ura Dervishbeg, Bashkia Shkodër jep njoftimin për qytetarët…

Pas përfundimit të fluksit të turistëve dhe vizitorëve gjatë sezonit veror, nga e hëna, 28 shtator, segmenti nga Sheshi “Perash” drejt Parrucës, përmes rrugës “Ura Dervishbeg”, do të jetë me një sens lëvizjeje.Automjetet do të qarkullojnë vetëm nga Sheshi “Perash” në drejtim të Parrucës. Lëvizja në drejtimin e kundërt nuk do të lejohet. Lutemi drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e strukturave përgjegjëse. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! /Njoftim i Bashkisë Shkodër për mediat/Post navigation