Rikthehet kampionati, akti i 12-të nis nga Korça
Pas pushimit për shkak të angazhimit të Kombëtares me Ligën e Kombëve, turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, radha i takon kampionatit të 88-të kombëtar të futbollit. Nga nesër e premte 20 nëntor do të nisë raundi i 12 i Abissnet Superiore i cili shtrihet në tre ditë. Nesër në orën 16:00 Skënderbeu pret Egnatian ndërsa në orën 18:30 takimi AF Elbasani- Dinamo. Ndërkohë të shtunën në Rrogozhinë me fillim orën 16:00 përballja Teuta- Laçi dhe pak më vonë, në 18:30 supersfida e “Air Albania” Partizani- Vllaznia. Java mbyllet të dielën me ndeshjen e orës 13:30 Vora- Tirana. Kampionati kryesohet nga Egnatia me 27 pikë, mbyll Partizani me 10 pikë./Sportiim.al E premte 20 nëntor 2026 Skënderbeu-Egnatia 16:00 AF Elbasani- Dinamo 18:30 E shtunë Teuta-...
Burimi:
sportiim.al