Rikthehet Hamilton, britaniku kap ‘pole position’ pas afro 4 viteve

Rikthehet Hamilton, britaniku kap ‘pole position’ pas afro 4 viteve

Piloti britanik i Ferrarit Luis Hamilton zuri pozicionin “pole” për Çmimin e Madh të Meksikës. Shtatë herë kampioni i botës në F1 vendosi kohën me një kohë prej 1 minutë e 16.514 sekondash. Ky është pozicioni i 105-të “pole”në një karrierë të papërsëritshme, por i pari në tre vjet e gjysmë mungese. Ai ndan rreshtin e parë me Xhorxh Rasëll dhe pas tyre niset piloti tjetër i Ferrarit, Sharles Leklerk. Vetëm vendi i katërt startues për liderin e botërorit me Mercedes Kimi Antoneli. Pas tyre është Verstapen (i katërti më i shpejtë, por i penalizuar me një vend për kontakt me Lawson në FP2 të premten) dhe Lando Norris për McLaren. Gara zyrtare këtë mbrëmje ora 21:00 (me orën e Shqipërisë)./Sportiim.al/ Post navigation