Rikthehen punimet parlamentare, protestuesit shprehen se do i ‘përshëndesin‘ deputetët me vezë dhe domate
Pas pushimeve verore, deputetët rikthehen nesër në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë plenare e sesionit të tretë të legjislaturës së 11-të do të mbahet në orën 17:00 dhe pritet të ketë kryesisht karakter ceremonial. Puna parlamentare do të nisë që në orët e paradites me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e parashikuar në orën 11:00. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet dhe miratohet programi i punës së Kuvendit dhe kalendari i punimeve për periudhën e re parlamentare. Një nga çështjet kryesore që pritet të dominojë debatin politik është reforma administrativo-territoriale. Partia Socialiste ka depozituar propozimin për ndryshimin e hartës së bashkive, me synim reduktimin e numrit të tyre nga 61 në 46. Nisma është kundërshtuar nga opozita dhe nga...
Burimi:
gijotina.com