Rihapet hetimi për pasurinë e Lefter Kokës, Apeli kërkon ekspertizë të re
LEFTER KOKA TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të rikthejë pjesërisht në shqyrtim çështjen pasurore të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka në kuadër të dosjes së inceneratorit të Fierit. Vendimi është marrë më 16 shtator pas kërkesës së SPAK për një ekspertim të ri që synon të përcaktojë vlerën e pasurive të Kokës të kërkuara për konfiskim. Prokurori Dritan Prençi ka pretenduar se shuma që lidhet me korrupsionin e përcaktuar gjatë procesit në Shkallën e Parë është më e lartë nga ajo që ka pranuar gjykata. Për të kryer vlerësimin e ri Apeli ka vendosur të marrë në konsideratë edhe aktet e dosjeve të inceneratorëve të Elbasanit dhe Tiranës. Megjithatë gjykata nuk ka pranuar kërkesën tjetër të SPAK për zgjerimin e pjesshëm të...
Burimi:
zeri.ai