Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi
Një vatër zjarri është riaktivizuar në Çërrilë të Mallakastrës duke u kthyer në problem për banorët e zonës. I favorizuar nga kushtet atmosferike dhe nga bimësia, zjarri është përhapur në sipërfaqe të madhe me pisha. Për neutralizimin e flakëve po punojnë 4 mjete zjarrfikëse, 30 forca të armatosura dhe 20 forca bashkiake ndërkohë që terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen nga terreni. Ndërkohë në ndihmë të ekipeve të angazhuara ka ardhur dhe një helikopter. Deri më tani zjarri ndodhet në distancë nga zonat e banuara. Ky sezon veror ka përballur dhe njëherë tjetër Shqipërinë me zjarret. Ndër vendet më të prekura është Fushë Kruja, Himara, Fieri, Puka, Himara, Lura si dhe rrethinat në Tiranë. Fatmirësisht nuk ka bilance negative në jetë njerëzish, ndonëse ka pasur banesa...
Burimi:
javanews.al