Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut” dhe godasin derën e kryeministrisë
Protesta e studentëve para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, teksa protestuesit kanë thyer “karriget e dialogut” të vendosura nga kryeministri Edi Rama. Më pas disa prej të rinjve kanë thyer kordonin e policisë dhe janë afruar pranë derës hyrëse të kryeministrisë, e cila është “blinduar” për shkak të frikës së protestuesve. Veprimet janë shoqëruar me ovacione dhe duartrokitje nga protestues të pranishëm, si dhe me thirrjet “Jo dialog!”, duke kundërshtuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të biseduar. Ka qenë policia e cila ka ndërhyrë dhe ka larguar të rinjtë dhe protestuesit që u vendosen përpara derës së kryeministrisë.
Burimi:
gijotina.com