Revista franceze: Nga Berati në Ksamil, udhëtimi që zbulon Shqipërinë e vërtetë
Shqipëria është një nga destinacionet më interesante që po zbulohet gjithnjë e më shumë nga turistët në Mesdhe, shkruan Raffaele Giuseppe Lopardo në botimin francez të revistës së udhëtimeve FullTravel.it. Ata që e vizitojnë për herë të parë, e kuptojnë shpejt se vendi nuk është vetëm një destinacion bregdetar. Shqipëria ka një histori të pasur, qytete të vjetra osmane të ruajtura mirë dhe të mbrojtura nga UNESCO, si edhe një bregdet mahnitës në detin Jon, i cili vitet e fundit ka tërhequr turistë nga e gjithë Evropa. Një javë konsiderohet kohë ideale për të zbuluar të dyja anët e vendit, qytetet historike në brendësi dhe plazhet e jugut. Një itinerar i organizuar mirë mund të nisë nga Tirana dhe të vazhdojë gradualisht drejt jugut, duke...
Burimi:
javanews.al