Restaurohet Teqeja e Koshtanit në Memaliaj, ministri Gonxhja: Mbart vlerat e traditës bektashiane, kontribut i çmuar për arsimin shqip

Restaurohet Teqeja e Koshtanit në Memaliaj, ministri Gonxhja: Mbart vlerat e traditës bektashiane, kontribut i çmuar për arsimin shqip

Teqja e Koshtanit në Memaliaj po i nënshtrohet një procesi restaurimi dhe konservimi, me synim ruajtjen e vlerave historike, kulturore dhe arkitekturore të këtij monumenti. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili ka publikuar edhe pamje nga punimet që po zhvillohen në objekt. Teqja e Koshtanit është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I dhe përfaqëson një prej dëshmive të rëndësishme të traditës bektashiane në këtë zonë. Monumenti lidhet gjithashtu me historinë e arsimit shqip, pasi në vitin 1908 aty u hap shkolla e parë shqipe në krahinën e Tepelenës. Sipas ministrit Gonxhja, ndërhyrja synon të ndalojë procesin e degradimit të objektit dhe të garantojë ruajtjen e autenticitetit të tij. Restaurimi i Teqesë së Koshtanit vlerësohet si...