Restaurohen manastiret e Gjirokastrës, synohet ruajta e vlerave të trashëgimisë kulturore në qark

Restaurohen manastiret e Gjirokastrës, synohet ruajta e vlerave të trashëgimisë kulturore në qark

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër ka nisur ndërhyrjet restauruese në tre manastire të qarkut. Punimet kanë nisur në Manastirin e Dervicianit dhe në Manastirin e Dhuvjanit, monument kulture i kategorisë së parë, ku krahas restaurimit po punohet edhe për ngritjen e trapezarisë, për të vijuar më pas edhe në Manastirin e Mingulit. “Në vijim të planit të investimeve dhe programit të parashikuar nga qeveria shqiptare dhe nga donatorët, ka filluar ndërhyrja në manastirin e Derviçanit është duke përfunduar ndërhyrja në manastirin e Duvjanit monument kulture i kategorisë së parë ku në bashkëpunim me World Monument Found është kryer dhe një investim për ngritjen e tapezarisë. Gjithashtu po vazhdon restaurimi i Teqesë së Koshtanit. Jemi në fazën finale të kësaj ndërhyrje si dhe po...