“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

Deklarata e ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, për procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimin e pritshëm më 16 shtator ka shkaktuar reagime të forta në hapësirën politike shqiptare. Shasivari, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kërkoi që vendimi i gjykatës të respektohet, pavarësisht rezultatit, duke theksuar se drejtësia duhet të bazohet vetëm në prova dhe ligj. “Respektoni gjykatën. Respektoni vendimin. Mbroni integritetin e institucioneve”, shkroi ai, duke shtuar se në proces duhet të respektohen të drejtat e çdo viktime dhe të çdo të akuzuari, pavarësisht përkatësisë etnike. MESAZH PËR KOSOVËN: DREJTËSIA NUK KA ANË POLITIKE Më 16 shtator nuk duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet. Do të flasë gjykata. Dhe çfarëdo që të jetë...