“Respekti për arbitrin është respekt për lojën”, pas incidenteve në Elbasani- Vllaznia, reagon Shoqata e Arbitrave
Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit dënon me forcë aktet e dhunës ndaj arbitrave të ndeshjes Elbasani–Vllaznia. Asnjë vendim i arbitrit, i drejtë apo i gabuar, nuk mund të justifikojë dhunën, kërcënimet apo presionin ndaj zyrtarëve të ndeshjes.Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për trupën e arbitrimit, veçanërisht për asistentin dhe zyrtarët e ndeshjes të përfshirë në këtë incident.Dhuna nuk është pjesë e futbollit.Presioni nuk është pjesë e arbitrimit.Respekti për arbitrin është respekt për lojën.Ngjarje të tilla ndikojnë në cilësinë e gjykimit, pasi vendosin nën presion trupën e arbitrimit. Shoqata po punon vazhdimisht për përmirësimin e performancës së arbitrave dhe ngjarje të tilla janë të papranueshme.Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit do të vazhdojë të mbrojë...
Burimi:
sarandanews.com