Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Elbasan, çahet asfalti pranë urës së Shkumbinit, bllokohet qarkullimi

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Elbasan, çahet asfalti pranë urës së Shkumbinit, bllokohet qarkullimi

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të Elbasanit. Në afërsi të urës së Shkumbinit është dëmtuar dhe çarë asfalti i rrugës, duke sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në këtë aks. Ndërkohë, në fshatrat e Njësisë Administrative Shushicë janë evidentuar probleme me kanalet kulluese, si pasojë e reshjeve të shumta. Të gjitha ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në terren për monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në zonat ku paraqiten probleme.