Reshje të dendura në Elbasan, rrugët mbulohen nga uji dhe vështirësohet qarkullimi (VIDEO)

Reshje të dendura në Elbasan, rrugët mbulohen nga uji dhe vështirësohet qarkullimi (VIDEO)

elbasan ELBASAN-  Reshjet e dendura gjate ditës së sotme kane përfshirë qytetin e Elbasanit duke sjellë probleme në disa prej akseve rrugore dhe duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.     View this post on Instagram   Reshjet të cilat zgjatën rreth 30 minuta kane shkaktuar  grumbullime uji në rrugë, ndërsa në disa zona u shfaqën problematika me sistemin e kanalizimeve. Sasia e madhe e ujit ka krijuar vështirësi për drejtuesit e automjeteve, veçanërisht në segmentet ku niveli i ujit është rritur më shpejt. Situata është bërë më e rënduar në disa pjesë të qytetit, ku rrugët janë përballur me përmbytje të përkohshme si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve./ZËRI