No Image Available

RENEA rrethon perimetrin e Kryeministrisë/ Protesta përshkallëzohet

Forcat speciale RENEA janë vendosur në perimetrin e Kryeministrisë, pas përshkallëzimit të situatës gjatë protestës në Tiranë. Ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë ka sjellë ndryshime në situatën pranë godinës së qeverisë. Protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime, ndërsa tensionet vijojnë në kryeqytet. Prania e forcave speciale në perimetrin e Kryeministrisë vjen pas përplasjeve të shënuara më herët mes protestuesve dhe policisë, ndërsa zhvillimet në terren mbeten dinamike.