Renault rikthen emrin Gordini me një kupe elektrike që sdo të hidhet në treg

Renault rikthen emrin Gordini me një kupe elektrike që sdo të hidhet në treg

Prodhuesi francez i automjeteve Renault ka zbuluar konceptin Renault 8 Gordini Concept, një model që ringjall njërin prej emrave më sportivë të historisë së saj, por me një veçanti të rëndësishme: nuk do të jetë kurrë i disponueshëm për blerje. Makina është konceptuar thjesht si një ushtrim stilistik dhe një mënyrë për të eksploruar sesi simbolet e dikurshme mund të përshtaten në epokën moderne elektrike. Zanafilla e projektit qëndron në një garë të brendshme dizajni të organizuar nga Renault, ku u paraqitën mbi 300 skica. Prej tyre, dy propozime arritën deri në fazën e modeleve në shkallë 2:5, ndërsa më pas ekipi përzgjodhi tiparet më të goditura nga secila për t’i bashkuar në konceptin përfundimtar. Rezultati është një kupe elektrike me dy vende, linjë të...