REL për Bekim Sejdiun: Profesori, diplomati dhe ish-gjyqtari kandidat për President

REL për Bekim Sejdiun: Profesori, diplomati dhe ish-gjyqtari kandidat për President

Bekim Sejdiu do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e presidentit të Kosovës. Lajmin e dhanë dy partitë, në pasditen e 31 gushtit. Bekim Sejdiu është profesor universitar, jurist dhe diplomat kosovar, me përvojë në drejtësi kushtetuese, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Që nga viti 2002, është profesor në Departamentin e të Drejtës Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Prishtinës. Sejdiu ka shërbyer edhe si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai u emërua në këtë pozitë në vitin 2015 nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga. Në vitin 2021, dha dorëheqje nga Gjykata Kushtetuese dhe iu rikthye angazhimit akademik. Para emërimit në Gjykatën Kushtetuese, Sejdiu kishte mbajtur poste në diplomacinë e Kosovës. Ai ka shërbyer si...