REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?
U miratua me nguti dhe nën presion, por presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, tani po i kërkohet nga vetë nismëtarja e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, që ta kthejë të njëjtin në Kuvend për rishqyrtim. Partia Demokratike e Kosovës tha se ia ka parashtruar këtë kërkesë presidentes në mënyrë që përmes rishqyrtimit të bëhet plotësimi i dispozitave të caktuara dhe forcimi i sigurisë juridike të ligjit, “në funksion të interesit shtetëror dhe garantimit të plotë të të drejtave kushtetuese të çlirimtarëve tanë të cilët po gjykohen pranë Dhomave të Specializuara”. “Rishqyrtimi synon një verifikim përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij. Kërkesa është për rikthim në Kuvend, jo në Qeveri apo për...
Burimi:
kohajone.com